Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj, ka shprehur shqetësim për humbjen tragjike të jetës së të riut me inicialet D.I nga fshati Talinoc i Jerlive në moshën 25 vjeçare. Organizata thotë se me vdekjen e këtij të riu, numri i aksidenteve në vendin e punës në Ferizaj që nga viti 2005 shkon në 170, 54 prej të cilëve përfunduan me fatalitet.
Sipas “AVONET”, kjo vdekje aksidentale shton numrin e rasteve të tilla në regjionin e Ferizajt.
“Sipas disa të dhënave të prezantuara nga Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt që nga viti 2005 deri në vitin 2016 numri i vdekjeve dhe lëndimeve aksidentale në vendin e punës, në rajonin e Ferizajt është 170, prej tyre 54 me fatalitet”, thuhet në reagim.
Sipas “AVONET”-it, ky numër do të duhej të alarmojë institucionin e Inspektoratit të Punës që të bëj punën e tij në adresimin e drejtë të çështjeve dhe shqetësimeve të grupeve apo individëve të ndryshëm.
“Përkundrazi, deri më tani është konkluduar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm për të bërë monitorimin e punimeve në ndërtesa të larta”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj organizate, kjo sjellje e institucioneve komunale tregon për neglizhencën që i bëhet kësaj çështjeje nga ana e institucio neve shtetërore.
“Padyshim, vdekjet e tilla në vendin e punës ndodhin në vetëdijen e shtetit, i cili nuk ka mundësuar kushte dhe kuadro për zbatueshmërinë e ligjit përkatës.
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...