Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu në Zona B të Baton Haxhiut ka thënë se koalicioni qeverisës është në situatë të vështirë, pasi që nuk po mundet t’i sigurojë votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka deklaruar se nëse koalicioni do t’i kishte votat, nuk do të kishte peshë qëndrimi i opozitës dhe kështu do të parandaloheshin shumë zhvillime, njofton Klan Kosova.
“Nënkryetari i Parlamentit ka kërkuar raport nga Komisioni për Demarkacion, ka deputetë nga LDK-ja dhe PDK-ja që kjo të rishikohet, kjo çështje është shumë e ndërlikuar”.
“Jemi në një situatë kur koalicioni qeverisës nuk është duke siguruar numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Nëse demarkacioni nuk kalon dhe rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave duhet të shpallen menjëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Koalicioni aktual nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin”.
“Nëse koalicioni aktual eventualisht do t’i kishte votat, opozita nuk do të përbënte problem do votohej në sallë alternative, do parandalohej gazi e kështu me radhë, por problemi është te votat e koalicionit”.
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...