Një delegacion i Komunës së Prishtinës në krye me Kryetarin, Shpend Ahmeti, po qëndron në një vizitë në Komunën e Ulqinit. Ata u pritën në takim nga kryetari i kësaj komune Nazif Cungu.
Me këtë rast të dy kryetarët kanë biseduar për një sërë çështjesh dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave, sidomos në fushën e urbanizmit.
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu ishte specifikisht i interesuar për procesin e legalizimit, me ç’rast u dakorduan që një ekip i Sekretariatit për Urbanizëm nga Komuna e Ulqinit ta vizitojë Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe të njoftohet për së afërmi me rrjedhat e këtij procesi.
Kryetari, Shpend Ahmeti, tha se përveç lidhjeve kulturore, kombëtare, shoqërore e familjare, që tashmë ekzistojnë, të dy komunat po krijojnë edhe bashkëpunim institucional në mes veti. Ai foli në veçanti edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast u fol për pjesëmarrjen e prodhuesve dhe afaristëve ulqinak në panaire në Prishtinë, promovimin e turizmit, si dhe promovimin e produkteve dhe prodhuesve kosovarë në tregun malazia s në përgjithësi, por edhe në Ulqin në veçanti e sidomos gjatë sezonës turistike.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...