Nëntë deputetë, nga parti të ndryshme shqiptare e serbe në legjislativin e Kosovës janë ftuar të marrin pjesë sërish në një debat të organizuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Kësaj radhe janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë ftuar të jenë pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) nga SHBA-të, e që do të mbahet në Beograd nga 24 deri më 26 prill.
Deputetët e ftuar janë Besim Beqaj, Blerta Deliu-Kodra dhe Ganimete Musliu nga PDK, Sadri Ferati, Bardhyl Meta dhe Lirie Kajtazi nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK, Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Sllobodan Petroviq nga Lista Serbe.
Ende nuk dihet nëse këta deputetë do të mund të udhëtojnë për në Beograd, pas refuzimit që autoritetet serbe i bënë për një vizitë të tillë ministrit të Jashtëm Thaç.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...