Micael Favre, lojtar i San Jorge de Villa Elisa, vdiq pasi mori një goditje në laring nga një futbollist i Defensores de Colón.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin rajonal të Kolonit, në provincën e Entre Rios, përcjell Lajmi.net.
Në minutën e 24-t, futbollisti Micael Favre pati një dyluftim të ashpër me Alejandro Quintana, i cili pa dashje e goditi me gju në laring. Pasi u rrëzua në tokë, Favre iu hakërrye kundërshtarit të tij, por pak çaste më vonë u rrëzua duke u dridhur.
Ndeshja u pezullua menjëherë, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit rajonal. Favre u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
“Ishte një goditje e fortë dhe nuk mund të bënim dot asgjë”, tha mjekja Villa Elisa.
https://youtu.be/vyrS9z8mVhM
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...