Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për të pandehurit A.K. dhe O.K., duke e refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren.
Personat në fjalë po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penal: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”, thuhet në komunikatë.
Gjykata e Apelit konstaton se gjykata e shkallës së parë, ka arsyetuar drejt dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për te cilën po hetohen, e që është kusht qenësor për caktimin e masës se arrestit shtëpiak.
Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se është vepruar drejt edhe konform dispozitave tjera të Kodit të Procedurës Penale, të cilat e rregullojnë këtë çështje.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...