Policia e Kosovës deri në këto momente nuk ka informacione se ndonjë grup i dyshimtë të ketë kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpërmjet autoriteteve maqedonase e ka pranuar informacionin lidhur me rastin e ndodhur në stacion policor në Goshincë të Komunës së Likovës.
“Departamenti i Policisë Kufitare ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitar të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Më tej, theksohet se Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor vazhdon realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar, me qëllim të parandalimit të krimit trans-kufitar./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...