Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën e radhës të “Western Balkans 6”, e cila zhvilloi punimet në Bruksel.
Në këtë takim, ku po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit si dhe ministra të punëve të jashtme dhe të sektorëve të ekonomisë, Mustafa u shoqërua nga zëvendëskryeministri i parë, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrat Lutfi Zharku, Hykmete Bajrami dhe Blerand Stavileci.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim të nivelit të lartë, kryeministri i Kosovës ka vlerësuar lartë rezultat e Konferencës “Western Balkans” duke filluar nga takimi i mbajtur në Berlin deri te takimi i mbajtur në Prishtinë, më 25 mars të këtij viti.
“Kosova i gëzohet mundësisë që të jemi pjesë e projektit të rrjetit bazë dhe mirëpresim mundësinë që të gjithë të shfrytëzojmë benefitet që sjell ky projekt”, tha Mustafa.
Më tutje, kryeministri Mustafa ka thënë se infrastruktura rrugore është kusht për bashkëpunim të qëndrueshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit.
Në hapje të këtij takimi të rëndësishëm, liderëve të Ballkanit iu janë drejtuar edhe Johannes Hahn, komisioner për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit si dhe komisionerja evropiane për Transport, Violeta Bulc.
Në këtë takim u miratua edhe një deklaratë e përbashkët ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmojnë përkushtimin e tyre për ndërlidhje, marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal si dhe integrime evropiane.
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit