Dy javë më parë një familje nga Shkodra përjetoi një lajm të hidhur, vajza e tyre humbi jetën në një aksident rrugor në Itali.
Familja e 29-vjeçares, Rajmonda Lakaj e ka kryer varrimin e vajzës dy ditë me vonesë për shkak të një ngatërrese me trupin e saj.
Panorama shkruan se xhaxhai i vajzës shkoi në aeroportin “Nënë Tereza”, ku punonjësit zbuluan se në arkivol nuk ndodhej trupi i Rajmondës, por i një personi tjetër (e një vajze nga Maroku, e cila gjithashtu humbi jetën në Itali).
Ngatërrimi i arkivoleve i ka shkaktuar familjes Lakaj shumë probleme, pasi data e varrimit ishte caktuar disa ditë pas aksidentit, por në fakt u mbajt disa ditë më vonë. Një dhimbje e dytë kjo për familjarët e 29-vjeçares.
Rajmonda Lakaj u aksidentua rreth orës 05:00 rrugës për në punë teksa drejtonte një makinë “Ford Fiesta”. Nuk dihen arsyen e aksidentit, por përplasja me barrierën mbrojtëse i shkaktoi asaj vdekjen në një moshë të re.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...