Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj një komunikate të dërguar dje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku mes tjerash, në mënyrë ofenduese shkruhej “Shpendi …. e karvani ecën”.
Ahmeti, në Facebook ka shkruar se nuk mund ta marrë si ofendim këtë, pasi sipas tij, ai nuk ka respekt për këtë parti.
Më poshtë gjeni të plotë shënimin e Ahmetit:
Dje e bëra një pyetje në facebook se çka kishte me thënë Malësorja?
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar komunikatë zyrtare duke reaguar mbi këtë pyetje ku kishte thënë “Shpendi … e Karvani ecën” duke shënuar tri pika e jo thënien “leh” sepse si duket e kanë pas friken me e thënë të plotë ofendimin, ose kinse të tregohen si të mençur me insinuata si në anekdotat isamustafiane të muajve të fundit.
E para, LDK e paska gjet vetën në pyetjen time si autoritet kompetent mbi çdo gjë që thotë malsorja.
E dyta, këto tri pikat tregojnë që kjo udheheqësi e LDK ka qef me ofendu e shajt por as për këtë punë nuk e kanë guximin e plotë.
E treta, për ta marr këtë si ofendim duhet të kem respekt për ta e që nuk e kam. Por, kjo nuk tregon as “i” prej institucionalizmit, e Rugoven e rugovizmin po më vjen marre me i përmend në të njejtin status me ta.
E katërta, le të lexojnë pak për Karvanin, sepse ky karvan i cirkut definitivisht po ec por drejt humneres.
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...