Vendimi i Kushtetueses për njohjen e pronësisë së manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve publike “APIKO” dhe “ILIRIA”, sipas Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, është vendim politik dhe i dëmshëm për qytetaret e Deçanit, ngase pengon zhvillimin ekonomik të kësaj komune dhe nxit urrejtjen ndërnacionale dhe ndërfetare.
“Ne, jemi kundër çdo vendimi politik që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve, kundër zhvillimit të komunës sonë”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate.
Sipas shoqatës, përgjegjësia për vendimet e këtilla politike bie mbi institucionet e vendit, qofshin komunale dhe qendrore, e mbi gjitha mbi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi dhe anëtarëve tjerë që ishin në përkrahje të këtij vendimi.
“Reagimi aq i shpejt i Hashim Thaçit, në përkrahje të Kushtetueses, tregon pafytyrësinë e tij dhe fakti më i mirë se interesi i tij politik është mbi interesat kombëtare dhe qytetare”, thuhet në fund.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...