Imamin nga Gjilani, Zekria Qazimi, 36 vjeçar, ishte zbuluar përmes mesazheve të telefonit, dy vjet me parë në aktivitetin e tij për rekrutimin e të rinjtëve kosovarë në organizatën terroriste ISIS.
Angazhimi i tij në rrjetin e dergimit të kosovarëve ishte zbuluar tek sa i shkëmbente me bashkëpunëtorët e tij dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri. Kjo zgjati plot dy vjet, deri në momentin që Qazimi u arrestua. Ai kishte lidhje edhe me imam jashtë Kosovës. Qazimi nuk ka fshehur tendencen e tij radikale as gjatë ligjerimeve në xhami.
Ky imam kishte dyshohet bashkëpunëtorë të rëndësishëm edhe imamin nga Shqipëria, Genc Ballën, dhe Rexhep Memishin nga Maqedonia. Të dy këta imamë janë dënuar nga organet e drejtësisë në vendet e tyre, me akuzat se kanë dërguar qytetarë në grupet radikale të cilat veprojnë në Siri dhe Irak.
Lidhjet e imamit Zekria Qazimi me këta dy imamë të dënuar vërehen se imamët, Balla dhe Memishi, ishin ftuar disa herë që të ligjërojnë në tribunat të cilat i organizonte imami i xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
Prokuroria kishte dëshmi se imami Qazimi dhe ata nga Shqipëria e Maqedonia kishin bashkëpunuar edhe në veprimtarinë e tyre kriminale për të nxitur të rinjtë të nisen për në xhihad.
Të premten, së bashku me imamin më të përfolur kosovar janë dënuar edhe Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi, të gjithë për veprat penale që kanë të bëjmë me “Rekrutim për terrorizëm” dhe “Pjesëmarrje në grupe terroriste”…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...