Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur”
Deputeti i partisë “Nisma për Kosovën” dhe njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Zafir Berisha, ka nisur një mision të vështirë dhe për shumëkënd vështirë të realizuar. Ai po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave ndërmjet LVV-së dhe AAK-së, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur” i Berishës.
Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka dhënë qëndrimin e saj për këtë çështje, pavarësisht insistimit të “Zërit” për të marrë një përgjigje, në AAK nuk japin shumë shpresa për ribashkim me “Vetëvendosjen”.
Ndërkohë analistët politikë në vend vlerësojnë se ribashkimi i opozitës është i domosdoshëm nëse këto subjekte mendojnë ta largojnë nga pushteti koalicionin aktual qeverisës.
Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, ka thënë për “Zërin” se edhe pas ndarjes së AAK-së e “Nismës” me “Vetëvendosjen” ka vazhduar të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe, sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja nuk përjashtohet mundësia e formimit të bllokut të bashkuar opozitar. Berisha ka thënë se është ithtar i bashkimit të opozitës, pasi, sipas tij, në atë mënyrë do ta largonin nga pushteti koalicion aktual qeverisës…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri).
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...