Në shkollat e Kosovës sot mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta, i cili thuhet se ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që ata marrin.
Nxënësit do të sprovojnë dijen e tyre duke dhënë përgjigje në testet me pyetje të ndryshme nga lëndë po ashtu të ndryshme.
Nga ky test, nxënësit rangohen në bazë të pikëve që fitojnë, ndërsa nuk përsërit asnjëri, por vetëm në bazë të rangimit fitojnë mundësi për t’u orientuar në shkollimin e mëtejshëm.
Testi i arritshmërisë fillon në ora 10:00 dhe mbaron në orën 13:00, ndërsa do të kontrollohet nga komisionet që i ka formuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bashkë me drejtoritë komunale për arsim.
Është paralajmëruar se me rastin e mbajtjes së testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj do të vizitojë nxënësit gjatë testimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...