Nga dita e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që në stadin e parë të Troposferës të formohen vranësira të dendura dhe jostabile.
Vranësirat, njofton IHMT, transmeton Koha.net, do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh dhe do të vazhdojnë edhe ditën e shtune. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar, por vende-vende këto reshje do të jenë të intensitetit të lartë, në formë rrebeshi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius.Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Të dielën pritet të ketë stabilizim të motit dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat maksimale do të jenë në rritje, në vlerat e mesatareve.
Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike java e ardhshme pritet te jetë pak më e nxehtë, por edhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë.
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...