Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “dëmtim prone” në shkollën ,,Gjon Serreçi” në Ferizaj.
Raportet e para flasin se i mituri E.N. me datë 06.04.2015 ka dëmtuar dy dritare të kësaj shkolle ,kurse me 09.04.2015 duke depërtuar me forcë në objektin e po kësaj shkolle, ka dëmtuar disa dyer të zyrave si dhe ka dëmtuar një numër të ditarëve shkollor.
“Hetuesit policorë gjatë intervistimit i cili është kryer në prani të prindit dhe punëtorit nga Qendra për Punë Sociale, kanë identifikuar vendin dhe gjetur provat materiale ku i dyshuari kishte shkatërruar dy ditarë, kurse pesë të tjerë i kishte ndezur”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka pasur edhe informatën se ky i dyshuar posedon edhe një armë zjarri, ku pas bisedës i njëjti ka pranuar se e ka një të tillë, por ajo armë është e një shoku dhe se me të njëjtën armë ka postuar një foto në rrjetin social.
“Në bashkëpunim me prindin e të dyshuarit, arma është sjellë dhe konfiskuar, kurse ndaj pronarit të armës ,gjithashtu i mitur J.T. është ngritur kallëzim penal për mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.ka thënë Gashi.
Pas intervistimit ,personat janë liruar, kurse lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...