Një trup gjykues i EULEX-it ka shpallur të pafajshëm Radovan Radiqin dhe Millovan Vllashloviqin, të dyshuar se kanë vrarë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në korrik të 2011-ës, në Zubin Potok. Në arsyetim të vendimit është thënë se kryesisht një dëshmitar ka qenë në këtë rast, pavarësisht se janë dëgjuar 35 të tillë. Familja e policit të vrarë është e shokuar me vendimin. Prokuroria e ka vlerësuar vendimin të njëanshëm.
Të pafajshëm janë shpallur dy serbët që akuzoheshin për vrasjen e policit Enver Zymberi në veri të Kosovës.
Polici i njësisë speciale u vra më 26 korrik 2011 në përpjekjen e parë dhe të vetme të institucioneve të Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare veriore, raporton KTV.
Radovan Radiq dhe Millovan Vllashkoviq janë liruar nga 7 pikat e aktakuzës, përfshirë vrasje e rëndë të Enver Zymberit dhe tentim vrasje e rëndë për dy policët e tjerë që ishin në veturë me të.
Kryetari i trupit gjykues në arsyetimin e aktgjykimin ndër të tjera ka përmendur se ligjet janë të njëjta për të gjithë dhe kjo nuk përjashtohet vetëm pse të pandehurit janë serbë.
“Duhet të theksojmë se ky është vetëm një prej 3 proceseve që dyshohen për vrasjen e Enver Zymberit. Njëri është nën hetim. Për njërin është konfirmuar pjesërisht aktakuza. Në ato procedura provat janë të tjera dhe për këtë rezultati mund të jetë tjetër”, ka thënë Kryetari i trupit gjykues.
Muharrem Zymberi, babai i policit të vrarë, është shprehur i zhgënjyer me vendimin.
Prokuroria e ka cilësuar si shokues vendimin, por edhe të njëanshëm.
Dy serbët janë liruar edhe nga akuza se kanë penguar komunikacionin, duke vendosur barrikada në rrugë ose duke qëndruar në to.
Në këtë proces janë dëgjuar 35 dëshmitarë.
Dëshmitari B dhe 3 policë i kanë identifikuar të pandehurit, por sipas trupit gjykues, nuk ka asnjë provë që dëshmon se ata ishin pjesëmarrës në vrasjen e policit Zymberi.
Trupi gjykues i EULEX-it gjithashtu ka përmendur se disa nga dëshmitarët nuk kanë qenë të besueshëm, ani pse ata nuk janë diskualifikuar si dëshmitarë të pabesueshëm.
Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim
Salah kthehet në formacionin e Liverpoolit
Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri
Ambasada amerikane njofton se ushtrimi i përbashkët me Polic...
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë