Në gjykatën në veri të Mitrovicës sot janë shpallur të pafajshëm Radovan Radiq dhe Millovan Vllaskoviq, të akuzuarit për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi.
Aktakuza kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllaskoviqit i kishte shtatë pika.
Për tri pikat e para, vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje ata u shpallën të pafajshëm.
Vendim të njëjtë gjykata mori edhe për pikën e katërt që kishte të bënte me rrezikim të sigurisë së përgjithshme, për të pestën që lidhej me pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe për rrezikim komunikacioni që ishte pika e gjashtë e aktakuzës, raporton Kallxo.com
Të pafajshëm Radiq e Vllaskoviq u shpallën edhe për pikën e shtatë-pjesëmarrje në grupin që kryen vepër penale.
Të enjten dhanë fjalën përfundimtare avokatët e këtyre dy të akuzuarve-Zhivojin Jokanoviq dhe Xhelal Hasani.
Jokanoviq në këtë proces gjyqësor mbron Radovan Radiqin, ndërsa Hasani Millovan Vllaskoviqin.
Të akuzuar lidhur me vrasjen e Enver Zymberit në një gjykim tjetër janë edhe Sllobodan Sovrlliq dhe Radomir Kasalloviq.
Dy persona tjerë po për këtë vrasje janë duke u kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, pasi ende ndodhen në arrati.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...