Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Siç njofton komunikata, në fillim të këtij takimi, ambasadorja finlandeze ka përgëzuar ministrin Çollaku për marrjen e rekomandimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq ministri Çollaku ka falënderuar ambasadoren Huhtamaki për mbështetjen e shtetit të saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe e ka njoftuar me zhvillimet aktuale me theks të veçantë për reformat që po ndërmerren në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Bashkëbiseduesit po ashtu kanë diskutuar për vizitën zyrtare të ministrit Çollaku në Finlandë e cila do të zhvillohet në qershor të këtij viti.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...