Ministrja për Dialog Edita Tahiri kishte thënë se pranvera do ta shkrinte fusnotën sikur flluskat e borës. Porse shumë flluska u shkrinë prejse Edita Tahiri e bëri këtë deklaratë, e fusnota vazhdoi të mbetet realitet.
Kësaj fusnote që Kosova e pranoi në bisedimet politike në Bruksel po ia sheh sherrin edhe sporti kosovar.
Përfaqësuesja e Kosovës ishte detyruar që në ndeshjet e kaluara të mbante në fanellë fusnotën gjë të cilën nuk e ka asnjë përfaqësuese tjetër në botë, raporton ‘zeri.info’
Këtë fusnotë pritet që si pasojë e problemeve politike, Kosova ta bart edhe në të ardhmen.
Ndërkohë që UEFA pritet që ta pranojë futbollin tonë, Fusnota do të mbetet një problem konstant i cili mbase mund t’i hutojë edhe simpatizantët e këtij sporti pasi për herë të parë fusnotë do të shohin në fanellën e Përfaqësueses së Republikës sonë.
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...