Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, tha se protesta përfundoi paqësisht dhe se ky është një lajm i mirë për Kosovën.
Ja postimi i plotë i z. Pacollit:
“Protesta përfundoi paqësisht dhe ky është lajm i mirë për Kosovën. Ky lajm i Kosovës për botën tregon se qytetari ynë e ka kulturën demokratike dhe policia din të sillet profesionalisht kur drejtohet profesionalisht.
Por problemet mbeten siç nënvizova dje. Ekziston një ndjenjë e fortë pakënaqësie popullore që duhet marrë përgjigje. Çmimi i lartë i energjisë është vetëm një shenjë e kësaj pakënaqësie. Në vend nuk ekziston kultura e dialogut brenda parlamentit dhe institucionet ndaj zgjidhet protesta si mjet politik madje dhe ultimatumet.
A ka përgjigje qeveria për këto çështje?
Populli nuk mund të durojë shumë! Qytetari ka gjithnjë të drejtë. Ai s’mund të gënjehet vazhdimisht. Fushata me premtimet e veta ka mbaruar dhe është koha e punëve!”/Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit