Revista amerikane Time ka publikuar listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.
Personalitetet më me ndikim në botë për këtë vit janë : Papa Françesku, presidenti amerikan Barack Obama, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, këngëtarja Nicki Minaj, Priyanka Chopra.
Në listën e fundit e revistë e njohur amerikanë Time gjinden politikanë, aktorë, atletë, artistë, aktivistë, si njerëz deri më tani të panjohur publik, tranmseton Klan Kosova.
Në mesin e 40 grave më me ndikim janë: Melissa McCarthy, Ariana Grande, Nicki Haley, ndërsa në mesin e meshkujt më me ndikim Tim Cook, Si Gjiping, John Kerry, fituesi i Oskarit Leonardo DiCaprio, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe Kathleen Jenner.
Revista amerikane në listën e njerzeve më me ndikim ka përfshirë edhë kandidatët për president të SHBA-së, Donald Trump, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.
Time e ka ndarë këtë listë: shkenctarë, artistë, udhëheqësit dhe simbolet. Në mesin e “udhëheqësit” më në ndikim në bote janë , drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez François Hollande, presidenti i ri i Argjentinës Mauricio Macri.
Në listën e “simboleve” janë aktori i njohur i Hollivudit Leonardo DiCaprio, këngëtarja Adel dhe aktorja Jennifer Laërence. Inxhinier Dan Carter që zbuloi aferën e Volksëagen gjithashtu gjindet në këtë listë.
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis