Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se nuk do të le drejtimin e Ministrisë se Integrimeve Evropiane, për sa kohë që nuk bëhet liberalizimi i vizave.
Ai thotë se i ka pasur dy detyra kryesore qe nga marrja e mandatit si ministër i Integrimeve Evropiane: Nënshkrimi i MSA-së dhe përfundimi i dialogut për procesin e liberalizimit të vizave.
“Unë mund të ju them me seriozitetin më të madh se unë nuk njihem si dezertor që i lë punët përgjysmë dhe shkoj diku ku e kam më lehte në asnjë mënyrë. Një gjë që e marr përsipër e çojë deri në fund dhe nuk negocioj më përmbushjen e asaj detyre. Dy detyra i kam pasur kryesore nga marrja e mandatit si ministër i Integrimit Evropian: Nënshkrimin e MSA-së dhe përfundimin e dialogut për procesin e liberalizimit të vizave. E para është kryer vitin e kaluar kjo e dyta jam i sigurt qe do të kryhet gjatë këtij viti dhe kur kjo të kryhet atëherë mund të mendoj për karrierën time”, ka deklaruar ndër të tjera Çollaku në emisionin “Politikë”, me Sejdi Demirin në Tribuna Channel
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...