Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës si rezultat i dialogut të Brukselit.
Ajo tha se në vitin 2011 është arritur Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kjo marrëveshje ka bërë që shumica e serbëve të Kosovës të marrin letërnjoftimet e shtetit të Kosovës.
“Ky është një zhvillim pozitiv që e ka ndryshuar gjendjen pozitivisht sepse që nga përfundimi i luftës e deri me fillimin e dialogut të Brukselit, serbët e Kosovës me ndikimet negative të Beogradit kishin refuzuar të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës dhe të marrin letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
“Mirëpo edhe më tutje një pjesë e vogël e serbëve të Kosovës ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, këtë çështje ne e kemi ngritur në Bruksel për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndaluar ndikimet negative të Beogradit. Ne i kemi paralajmëruar masat e ndalesës si dhe i ftojmë të gjithë personat e komunitetit serb që ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës që sa më shpejtë të aplikojnë dhe të pajisen me letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo çështje është ngritur në takimin e pardjeshëm në Bruksel dhe pavarësisht se pala serbe ka mohuar që ende strukturat paralele i lëshojnë këto leje situata në terren është ndryshe.
“Prandaj, ne si Qeveri e Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian do ta zgjidhim përfundimisht këtë problem dhe së shpejti gjithë ata persona që ende nuk i kanë dokumentet shtetërore të Kosovës do t’i kenë ato. Sikur edhe në fushat e tjera ku përmes dialogut të Brukselit kemi arritur dhe po arrijmë integrimin e komunitetit serb sidomos nga pjesa veriore e vendit tonë duke shuar strukturat paralele ashtu siç është rasti me shuarjen e policisë paralele serbe, pastaj të ashtuquajturën ‘mbrojtja civile’, strukturat paralele të drejtësisë, në të njëjtën mënyrë do të merr fund edhe problemi i përdorimit të letërnjoftimeve ilegale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...