Dardan Molliqaj ka thënë se e di arsyen pse Ramush Haradinaj nuk ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Haradinaj këtë se ka bërë sepse ka menduar se atëherë nuk do të mund të bëhej kryeministër.
“E vërteta e mos hedhjes së gazit është e lidhur me dy gjëra. E para është që duhesh të ballafaqohesh, se sistemi na ndjek dhe na arreston dhe nuk kanë qenë gati të arrestohen për këtë. Dhe, e dyta është që kanë menduar se ata që hedhin gaz nuk do të bëhen kryeministër. Kjo është arsyeja”, ka deklaruar Molliqaj në televizionin publik.
Ka komentuar edhe deklaratën e Haradinajt se “nuk është për sporte të lehta”.
“Unë e di që ai i ka rënë filikaqës në Kuvend. Pra, qenka për sporte super të lehta dhe për sporte super të rënda – por ndërmjet nuk qenka”, është shprehur Molliqaj.
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...