Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantojë raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2015.
Prezantimi i raportit do të bëhet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke filluar nga ora 10:00.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumnezi, njëherësh anëtar i KPK-së, pati thënë se Prokuroria e Shtetit ka ngritur dhjetëra aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë dhe prokurorët së bashku me qytetarët presin verdiktin e drejt ndaj këtyre lëndëve.
Ai ka kërkuar nga prokurorët të tregojnë sukses në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në të kundërtën do të ndëshkohen për mos kryerjen me sukses të punëve.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar edhe një komision mbikëqyrës i cili do të bëj vlerësimin e punës së prokurorëve të angazhuar në këtë njësit, si dhe do t’i raportoj Këshillit Prokurorial çdo tre muaj.
Lumezi ka arritur kështu që brenda buxhetit të cilin e ka KPK të sigurohen mjetet shtesë për disa muaj edhe për prokuror ët e departamenteve të krimeve të rënda, derisa të nxjerret ligji mbi harmonizimin e pagave.
Ai ka thënë se në të ardhmen duhet të shqyrtohet mundësia që të rriten të ardhurat personale apo ndonjë shtesë edhe për prokurorët e departamenteve të përgjithshme.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës