Bukuria e Liqenit të Batllavës tërheq shumë vizitorë nga vende të ndryshme të cilët e shfrytëzojnë ujin dhe bukuritë për tu freskuar gjatë ditëve të nxehta.
Por, nëse keni hezituar ta vizitoni apo të freskoheni në Liqenin e Batllavës për shkak se keni dëgjuar se në ujë mund të ketë “gjallesa” të ndryshme të cilat janë të rrezikshme për qytetarët, kjo gjë është hedhur poshtë nga instruktori i lartë i zhytjes Ismail Kasumi dhe nga Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, raporton arbresh.info
Njeriu që 45 vite të jetës së tij ia ka kushtuar zhytjes në ujë, Ismail Kasumi, ka konfirmuar për Arbresh.Info se në liqen të Batllavës nuk ka asnjë gjallesë që mund të jetë e rrezikshme për qytetarët.
“Po ju them me plot vetëdije me pas aso gjallesash unë sot nuk isha këtu se së pari mu me kishin sulmu. Liqeni i Batllaves prej peshqve e ka krapin, shtuken, e disa lloje tjera të peshqve, mirëpo ata peshq nuk sulmojnë njerëz”, ka thënë Kasumi.
Ai ka thënë se në kohën e kur ka ardhur UNMIK-u në Kosovë, është përhapur një propagandë nga ta se kinse në liqenin e Batllavës ka gjallesa të rrezikshme, e sipas tij këtë e kanë bërë për të mos pasur vizitorë atje pasi që ujë përdoret për pije.
“Në liqe të Batllavës , pas luftës me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë, është përhap një propagandë për arsye se liqeni i Batllavës dhe liqeni i Badovcit përdoret për ujë të pijes, për mos me ndot ujin edhe për më i’au mangësu qytetarëve vizitën gjatë vikendit aty ata kanë thënë se aty janë disa gjallesa që sulmojnë njerëzit. Pra ajo është vetëm një propagandë që e kanë thënë ata në atë kohë për mos më i kalu njerëzit pushimet atje. Njëjtë ka qenë edhe për liqenin e Badovcit “ ka thënë ai, raporton Arbresh.info
Tutje, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e cila ka thënë se deri me tani nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar e as individual për ekzistimin e këtyre gjallesave.
“Konfirmoj se ne në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar e as individ se në liqenin e Batllavës “ ka gjallesa të ndryshme të cilat mund të jenë të rrezikshme për qytetarët” ka thënë Fadil Maxhuni nga kjo ministri./Arbesh.info
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...