Çmimet e naftës kanë rënë sot për rreth 5 për qind në tregun e Azisë, pas përfundimit të një takimi mes vendeve prodhuese të naftës një ditë më parë në Katar, të cilat nuk arritën marrëveshje bazuar në një plan që synon rritjen e çmimeve globale të naftës.
Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, tha në fund të këtij takimi në Doha se Kremlini nuk është optimist rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme për ngrirjen e prodhimit të naftës, për shkak të “debateve të nxehta” që pati gjatë konferencës, si dhe “pozitës së Iranit”.
Irani, vend anëtar i OPEC-ut (Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës) nuk mori pjesë në takimin e Dohas dhe insiston se nuk do ta kufizojë prodhimin e tij, derisa ai t’i arrijë nivelet që kishte para vënies së sanksioneve ndërkombëtare.
Me këto sanksione që tani janë tërhequr, pas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore vitin e kaluar, Teherani dëshiron që ta rrisë prodhimin ditor të naftës me 1 milion fuçi në ditë.
Arabia Saudite thotë se çdo ngrirje e prodhimit duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë prodhuesit.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...