Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë për Kosovën, z. Jan Brathu.
Zhvillimi ekonomik dhe trajtimi serioz i aseteve të Kosovës si: Trepça, Kosova e Re, AKP, Brezovica, Reformat në bujqësi, Reformat në shëndetësi, gjyqësi etj, ishin temat që biseduan gjatë takimit, njofton z.Pacolli përmes një postimi në Facebook duke shtuar se:” Përkrahja nga shteti dhe populli norvegjez do të vazhdojë edhe më tutje, dhe ne si popull e Institucione të Kosovës jemi dhe do të jemi gjithmonë falenderues për kontributin e tyre të palodhshëm”./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Të dashur miq, sot pata kënaqësine të pres në një takim Ambasadorin e Norvegjisë për Kosovën, z. Jan Brathu. Një mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, një bashkëpunëtor i palodhshëm i të gjitha Institucioneve të Kosovës dhe më gjerë.
Mes të tjerash, diskutuam për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë. U dakorduam për shumë çështje dhe prioritete të cilat janë etike dhe të domosdoshme për të ecur përpara.
Tema për të cilën më së shumti kishim mendime të qarta dhe të pashmangshme, ishte mundësia apo hapësira që duhet t’i jepet zhvillimit ekonomik dhe trajtimit serioz të aseteve të Kosovës, Trepça, Kosova e Re, AKP, Brezovica, Reformat në bujqësi, Reformat në shëndetësi gjyqësi etj.
Ambasadori Brathu ishte mjaft kritik ndaj punës së pamjaftueshme dhe se sipas tij duhet akoma punë dhe përgjegjësi institucionale!
Përkrahja nga shteti dhe populli norvegjez do të vazhdojë edhe më tutje, dhe ne si popull e Institucione të Kosovës jemi dhe do të jemi gjithmonë falenderues për kontributin e tyre të palodhshëm.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...