Në ujërat e lumit Ibër afër Zveçanit është gjetur një trup i pajetë, por që ende nuk dihet identiteti i tij.
Këtë e konfirmon edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës Besim Hoti.
Sipas tij trupin e kanë gjetur njësia e zhytësve të FSK-së ndërkaq policia e ka lokalizuar vendin ku është gjetur viktima dhe janë ftuar edhe ekspertët e mjekësisë ligjore dhe prokurori.
Mësohet se viktima është rreth të gjashtëdhjetave dhe është raportuar si i humbur para një muaji.
Viktima është gjetur në vendin e quajtur te “Ura e Zveçanit” dhe tashmë është nxjerrë nga uji./Arbresh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...