Agjenti i vetëshpallur i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca, ka akuzuar deputetin e PDK-së, Azem Syla, për shumë vrasje që kanë ndodhur në Kosovës – pas çlirimit më 1999.
Lidhur me këto akuza, portali parrotlla.net ka raportuar sot se nga ana e EULEX-it pritet arrestimi i deputetit Syla.
Mirëpo, përderisa EULEX-i nuk mund të japë përgjigje për këtë – pasi që për këto raste kompetencat për komunikim i kanë bartur tek vendorët – Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi.
Ndërkaq, në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë urdhër arrest për arrestimin e deputetit Syla.
“Policia e Kosovës deri më tani nuk ka marrë ndonjë urdhërarrest të tillë”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, duke kërkuar që për këtë gjë t’i adresohemi EULEX-it.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...