Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë, nga e hëna deri të premten e ardhshme (20-24 prill), do të organizojë një seri aktivitetesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit, si pjesë e fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën.
Në kuadër të manifestimet janë paraparë një ekspozitë me poezi të kaligrafuara të autorëve vendor dhe ndërkombëtarë, lexime letrare, punëtori për të shkruarit me nxënës të përzgjedhur nga tri shkolla fillore të Prishtinës, si dhe dy debate me tema “Libri tradicional kundrejt librit elektronik” dhe “Përkthimet letrare si diplomaci kulturore”.
Në aktivitetet do të marrin pjesë artistë, shkrimtarë, studiues, botues, gazetarë dhe publicistë nga Kosova, si dhe mysafirë nga jashtë vendit, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë./Arbesh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...