Gruaja zbulon jetën e dytë të burrit të saj tradhtarë, pasi që atë e kishin etiketuar në Facebook duke bërë Ice Bucket Challenge me gruan tjetër .
36 vjeçari, Andrew O’ Clee, u takua me Michelle në 2000 dhe u martuan në West Action në 2004 pas 3 viteve ai falsifikoi dekretin për tu martuar me gruan e dytë Philippa, me të cilin u takua në 2011 gjersa me gruan e parë përpiqeshin të kishin një fëmijë.
O’ Clee gënjeu që ju ka bashkëngjitë Programit për Mbrojtjen e Dëshimtarëve, dhe i tha Michelles se ai duhet të jetojë në një shtëpi të sigurtë, kështu që ai të mund të kalojë më shumë kohë më familjen e tij të dytë.
Bigamisti gjithashtu u vonua pesë orë në lindjen e fëmijës së tij të parë me Michellet, të cilës më pastaj e pyeti për atësinë foshnjes.
Por Andrew është kapur pas 4 vitesh gënjeshtra, kur në Facebook u shfaq video e tij e “Ice Bucket Challenge” e titulluar “Xhaxhi Andrew dhe tezja Philippa” e cila u pa nga Michelle.
Michelle e raportoi atë në polici dhe ai ka qenë i burgosur përreth tetë muaj për bigami.
Ajo i tha gjykatësit se kur shkova të lindja ai erdhi 5 orë me vonesë.
Ai i’a preu kordonin dhe u largua duke më thënë se policia është duke më pritur që të shkojë sigurt.
Ditën që e kuptova tradhtinë e tij e gjithë bota mu shemb në kokë, mbi të gjitha ai më fyente duke më kërkuar testin e atësisë së foshnjës
Un i besoja kur më tha se e kishte të obligueshme të qëndrojë për një kohë jashtë shtëpisë, nuk kisha arsye përse të mos i besoja, tha Michelle.
Ptrick Duffy thotë se, ai ka braktisur qëllimet e tij kur prindërit e Andrew ishin divorcuar dhe ai ishte vetëm 15 vjeç.
Por tash nuk kalon ditë që nuk pendohet për veprat e tij.
Andrew ka pranuar një akuzë për bigami dhe pritet të shërbejë gjysmën e tij të dënimit në paraburgim.
Michelle,gruaja e tij e parë, mendohet të jetojë me prindërit e saj./arbresh.info/
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...