Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë vlerëson se që nga fillimi i mandatit të qeverisjes aktuale, në Kosovë është thelluar degradimi politik, ekonomik dhe social.
Thonë se sot shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj rrezikohen nga vendimet e kësaj qeverie, andaj sipas tyre, është momenti i fundit që të dilet dhe të protestohet më 18 prill në Prishtinë.
Kështu u tha gjatë një konference me gazetarë të kësaj Lëvizje, të mbajtur në Mitrovicë.
Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka përmendur një sërë pikash për të cilat tha se është momenti i fundit që qytetarët duhet të dalin në protestë.
“Gjatë këtyre dy muajve jemi ballafaquar me shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve të Republikës për faturat e larta të energjisë. Për sa kohë kemi një grup politikanësh të pasur e milionerë, në anën tjetër qytetarët e Republikës së Kosovës janë qytetarët më të varfër në Evropë, të cilët po luftojnë për minimumin jetik, në ndërkohë paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë në gjithë Evropën”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.
Sipas saj, po ashtu sistemi i drejtësisë është i kapur dhe për gjithë këtë është përgjegjës ministri Hajredin Kuçi, i cili duhet të shkarkohet, ndërsa ka përmendur dorëheqjen e Enver Hasanit dhe pika tjera, për të cilat qytetarët duhet të protestojnë.
Në anën tjetër, kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka folur më shumë për specifikat e organizimit të protestës në Mitrovicë, për një dalje sa më masovike në protestën e 18 prillit.
“Në qytetin e Mitrovicës më shumë janë shprehur rezultatet negative të kësaj qeverisje të çoroditur dhe ne jemi duke përgatitur së bashku me subjektet opozitare të AAK-së dhe Nisma-s në Mitrovicë, por edhe me disa OJQ dhe organizata sindikale, që të ketë një bashkërenditje dhe pjesëmarrje më masive në protestën e 18 prillit”, theksoi Mujka.
Haxhiu dhe Mujka kanë ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh në këtë protestë, duke potencuar se ajo do të jetë paqësore./Arbresh.info/
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...