Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar sot me një komunikatë ndaj akuzave të djeshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i ka quajtur të pabaza pohimet e kësaj partie se MPB është duke keq-qeverisur.
“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me përkushtim që të krijojë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, MPB ka prioritet rregullimin e statusit ligjor të zjarrfikësve, si dhe së shpejti Qeveria do të miratojë ligjin e ri për pagat, me të cilin ligj do të rregullohen edhe pagat e zjarrfikësve si dhe punëtorëve të tjerë të të gjitha agjencive të MPB-së.
Gjithashtu, MPB posedon të gjitha strategjitë dhe koordinator nacional i këtyre strategjive është ministri i Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën e MPB-së./Arbresh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...