Në konferencën me temë “Zhvillimi ekonomik lokal” morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa poashtu ministra dhe kryetar komunash, shkruan arbresh.info
Presidentja Jahjaga tha se politik-bërja dhe zbatimi i politikave kërkojnë kompetencë funksionale.
“Zhvillimi ekonomik është i arritshëm vetëm përmes një politik-bërje të mirë dhe komunat kanë nevojë për ti mbështetur më shumë bizneset tona”, ka thënë ajo.
Sipas saj, studimet e shumta tregojnë se një numër ofron shërbime të pamjaftueshëm për komunat.
“Ekonomia mund të konsiderohet konkurruese kur qytetet gëzojnë standarde të mira”, tha ajo.
Duke folur për MSA-në Jahjaga tha se duhet të zhvillojnë nisma të ndihmojnë procesin e rialokimit të resurseve.
Ndërsa, Kryeministri Mustafa tha se është bërë një punë e madhe pasiqë është ndërtuar një infrastrukturë primare shkollore shëndetësore.
“Politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria parapëlqehen nga sektori i bizneseve. Kemi arritur një zhvillim ekonomik, punësim, konkurrencë dhe këtë e shendojmë në prioritet të qeverisjes por opinioni publik është i ngarkuar me kauza politike që nuk ndihmojmë zhvillimin”, tha ai.
Sipas tij situata nuk është ideale por njerëzit po punojnë dhe komunar po përpiqen ta bëjnë punën e tyre.
“Edhe në aspektet ligjore situata po përmirësohet dhe organet e drejtësisë po tregohen efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Është një moment i rëndësishëm që ne të këmbejmë mendimet tona për shumë çështje”, tha ai duke përmendur edhe MSA.
“Ajo është një arritur shumë e madhe e Kosovës dhe duhet ta afirmojmë më shumë sesa që e kemi afirmuar deri më tani. Poashtu vitin e kaluar përfitoj nga sfida e korporatës së mileniumit. Kemi përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe presim të udhëtojmë pa viza e kjo është një gjë e mirë për biznese”, tha Mustafa.
Poashtu kryeministri përmendi edhe ndërtimin e termocentralit ku tha se është projekti më i madh që kanë arritur sepse do të sigurohet energji për bizneset./Arbresh.info
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...