Qytetarët e komunës së Drenasit, përkatësisht të lagjes “Drenas III”, përmes faturave të ujësjellësit paguajnë taksa për kanalizim pa pasur fare.
Madje qytetaret ankohen së përveç që paguajnë diçka që nuk e kanë, atyre po iu shkartohet edhe lumi Drenica, që sipas tyre ujërat e zeza derdhen në këtë lumë.
A.K , qytetar i kësaj komune ka thënë për portalin Arbresh.Info se mungesa e kanalizimit në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Drenasit, po e dëmton në masa të mëdha lumin Drenica.
“Nuk vjen në shprehje vlera monetare që ne paguajmë për kanalizim por shqetësimi ynë është se lumi Drenica po shkatërrohet”, ka thënë qytetari.
Ai përmes adresës elektronike ka dërguar edhe fotografi dhe video ku shihet qartë se si derdhen ujërat e zeza në këtë lumë.
“Njëri prej lumenjve më të rëndësishëm në sipërfaqen e Republikës së Kosovës po degradohet nga fekalet, mbeturinat dhe kanalizimet duke e ngulfatur jetën e krijesave të ujit. Është mëkati më i madh të shkatërrohet një rezervat uji me gjatësi 50km ku madhësia e tij totale është 477 km²”, ka shtuar A.K nga Drenasi.
Arbresh.Info ka kontaktuar më nënkryetarin e Komunës së Drenasit, Arsim Haxhiu i cili ka thënë se mund të jetë ndonjë gabim faturimi i shtëpive që nuk janë të lidhura më kanalizim. Madje ai thotë se të gjitha lagjet në Drenas kanë kanalizim gjë që e demanton qytetari në fjalë sepse afër shtëpisë së tij nuk ekziston asnjë lidhje e ujërave të zeza me kanalizimin e qytetit.
“Nëse ndonjë qytetar ka të faturuar pagesën për kanalizim në faturën e ujit të shpenzuar e nuk ka lidhje në rrjetin e kanalizimit të qytetit, duhet menjëherë të lajmërohet në kompaninë regjionale të ujësjellësit PRISHTINA në Drenas, për ta përmirësuar atë faturë (ngarkesën për kanalizim)” ka thënë Haxhiu.
Ndërsa për derdhjen e ujërave të zeza në lumin Drenica, ka thënë se kjo çështje do të rregullohet me projektin e rregullimit të lumit që përfshinë edhe kanalizimin për dy anët e lumit me gypa të veçantë./Arbresh.info
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...