Polica ka arrestuar dje në Deçan një femër dhe një mashkull, pasi që kanë sulmuar me thikë një çift bashkëshortor.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ku sipas Policisë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje familjare kanë sulmuar fizikisht –me një mjet të mprehtë (thikë) dy viktimat, një mashkull dhe një femër (bashkëshort).
Sipas Policisë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar mjetin-thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...