Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se bisedimet e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Vjenë, me rastin e ndalesës së qarkullimit të kamionëve të Serbisë për të hyrë në Kosovë, që transportojnë materiale të rrezikshme, ishin të vështira.
Vuçiqi u tha gazetarëve në Beograd se bisedimet ishin të vështira dhe se “disa nuk kanë dashur të pranojnë aranzhime sikur që kanë pasur me Kroacinë dhe Slloveninë”, por siç ka shpjeguar, “për shkak të stabilitetit nuk do ta thotë asnjë fjalë”, raporton agjencia Beta.
Bisedimet e së hënës në Vjenë ishin ftuar nga Bashkimi Evropian, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit, transmeton Rel.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...