Policia e Kosovës po vazhdon hetimin intensiv rreth hedhjes së bombës në Zubin Potok, që ndodhi në ditën kur atje ndodhej për vizitë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mediet e Beogradit raportojnë se shefi i operativës të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, ka deklaruar se është në vazhdim e sipër puna operative me pesë persona.
Sipas informatave3 jozyrtare të Tanjugut, bëhet fjalë për dëshmitarë okularë të sulmit dhe jo për aktorë.
Bojiq citohet të ketë thënë se nuk mund të japë hollësi, për shkak hetimeve në proces.
“Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, është shprehur Bojiq, transmeton Koha.net.
Në halën sportive të Zubin Potokut, të dielën rreth orës tre të mëngjesit është hedhur bomba dhe është shtënë me armë automatike. Në këtë halë atë ditë pas dreke ka mbajtur fjalë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në sigurimin e Vuçiqit atë ditë ka qenë edhe Policia e Kosovës, theksojnë mediet e Beogradit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur e marrë teneqet e fishekëve dhe siguresa e bombës dhe ato janë dërguar për ekspertizë.
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan