Mbjellja e këtyre pishave, sipas SPRTK-së, i ka kushtuar buxhetit të RTK-së 6120 euro.

“Çmimi i një pishe i llojit dhe madhësisë së përafërt me ato të mbjella në oborrin e RTK-Radios (shih më poshtë foton), në tregun me pakicë sillet prej 3 deri në 5 euro. Kostoja e rreth 300 pishave të mbjella, nuk do të duhej të kalonte shumën e 1500 eurove”, thotë SPRTK në reagimin e saj.
Gjithashtu, SPRTK thotë se për zbukurimin e objektit të RTK-Radios për festën e Vitit të Ri 2016, Menaxhmenti ka shpenzuar 3500 euro, derisa thekson se “në anën tjetër të punësuarit janë përballur me mungesë të kushteve elementare të punës për shkak të mospagesës së ujit, mbeturinave, mirëmbajtjes së liftit, mosregjistrimit të veturave etj”.

“Këto janë vetëm disa prej arsyeve të shumta pse në RTK duhet urgjentisht të hetohet për çdo euro të shpenzuar”, thekson në fund SPRTK.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...