Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja nuk duhet të vendos vija të kuqe të bashkëpunimit me ndonjë parti politike në Kosovë.
Sipas tij, koalicioni me PDK-në nuk ka qenë i natyrshëm, por sipas tij, njëjtë kishte ndodhur edhe me koalicionin me AAK në vitin 2004, pastaj edhe koalicioni i PDK-së në vitin 2007.
“Të gjitha këto kanë rënë poshtë. Kemi arritur në fazën e pajtimit brenda kosovar dhe nuk ka më një arsye që dikush të përjashtohet nga mundësia e bashkëpunimit. Në fund jemi të detyruar të bëjmë koalicion nga rrethanat dhe vendimmarrja politike”, ka theksuar ai.
“LDK duhet të gjejë forcën që ta amortizojë këtë gjendje. Me rëndësi është që LDK-ja të jetë atraktive dhe të ketë një ofertë serioze për elektoratin. E rëndësishme pakoja me të cilën LDK shfaqet para elektoratit. Ka nevojë për reformim strukturor të LDK-së”, ka thënë Gashi.
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...