Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ndarë sot mirënjohje për disa institucione dhe individë, për kontributin dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ajo ka ndarë mirënjohje për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje”, për artisten Eliza Hoxha.
Duke ju shprehur falënderimin e sinqertë për angazhimin e tyre, Jahjaga theksoi nevojën e përkushtimit të mëtejshëm shoqëror dhe institucional për ngritjen e vetëdijes shoqërore për krimin e luftës të dhunës seksuale të përdor në Kosovë gjatë luftës dhe mbi të gjitha për nevojën e garantimit të të gjitha të drejtave të parapara me ligjet e vendit.
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?