Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria komunale për zhvillim ekonomik ka mbajtur sot një takim konsultativ me rastin e shpalljes së skemës së granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Është bërë e ditur përmes një komunikate se në këtë takim, zyrtarët komunal kanë prezantuar para pjesëmarrësve format dhe mundësitë e aplikimit, ndërsa vet përfaqësuesit e bizneseve patën mundësi që nga dora e parë t’i marrin të gjitha informacionet e nevojshme.
Me këtë rast kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet njëri ndër prioritetet kryesore për komunën e Gjakovës.
“Ditët e zhvillimit të korporatave me mijëra punëtorë tashmë i përkasin të kaluarës prandaj idetë inovative për biznese të vogla dhe të mesme janë zgjidhja dhe mundësia më e mirë për zhvillimin ekonomik të komunës sonë si dhe për krijimin e vendeve e të reja të punës. Në këtë drejtim, asistenca e drejtpërdrejtë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme ka qenë prej fillimit pjesë e agjendës sonë dhe e programit tonë qeverisës”, ka thënë Kusari-Lila.
Është bërë ditur se shuma e përgjithshme e grantit komunal që është ndarë për këtë vit është 70 mijë euro, ndërsa vlera e përfitimit nga ana e bizneseve është prej 3 mijë deri në 5 mijë euro.
Të drejtë të aplikimit kanë të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të regjistruara së paku 2 muaj para datës së publikimit të thirrjes për grante, ndërsa përparësi në përzgjedhje kanë projektet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar, zejet tradicionale, si dhe projektet e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë.
Afati i aplikimit nisë nga data 5 prill 2016 dhe përfundon me datën 5 maj 2016, ndërsa të interesuarit të gjitha informacionet shtesë mund t’i marrin në objektin e komunës së Gjakovës në Zyrën e Biznesit Nr. 60 si dhe përmes formës elektronike në faqet e internetit.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...