Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot Telekomin e Kosovës-Vala, ku është pritur nga drejtori i Valës, Agron Mustafa.
Ai gjatë vizitës së tij ka thënë se Qeveria është e intersuar për rritjen e investimeve dhe që Telekomi të jetë lider në vend.
Mustafa ka theksuar se nuk ka asnjë vërejtje ndaj drejtorit të Valës Agron Mustafa.
“Po të kisha vërejtje do ta shfaqja. Do të punojmë me bankën evropiane, pasi kanë shfaqur interesa të marrin pjesë në investime. Do të punojmë bashkërisht që objektivat të jenë të përbashkëta”, ka thënë Mustafa.
Nërsa drejtori i Valës së Kosovës Agron Mustafa tha se është kënaqësi që ka kryeministrin në vizitë, pasi e ka pasur profesor dhe mentor.
“E njoftuam kryeministrin mbi zhvillimet dhe trendet që kanë ndodhur në sektorin e telekomit. Kryeministri ka ardhur me dy ministra, që tregon se ka peshë”, tha drejtori Mustafa.
Në vizitë me kryeministrin ishte edhe ministri i financave Abdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...