U bë rishikimi i planit të veprimit të strategjisë kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2013-2018
Grupi Punues për Vlerësimin e implementimit dhe rishikimin e planit të veprimit të strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit(MIK) për vitin 2013-2018, të udhëhequr nga Koordinatori Nacional për MIK, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, kanë mbajtur punëtorinë, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm i planit të veprimit.
Në kundër të planit të veprimit është bërë plotësim-ndryshimi për tri shtyllat kryesore të MIK-ut. Për shtyllën e parë, bashkëpunimi brenda autoriteteve, bashkëpunimi në mes autoriteteve dhe shtyllën e tretë, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Qëllimi kryesor i rishikimit të planit të veprimit ka qenë vlerësimi i planit aktual të veprimit dhe plotësimi me detyra të reja në raportet me MSA-në dhe për planin zhvillimor të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
Të gjitha rekomandimit të dala nga raporti i progresit për MSA-në, për MIK-un dhe të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogat janë të përfshira në detyra konkrete për të tria agjencitë si: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Rëndësi e veçantë në planin e ri të veprimit është paralajmërimi i hershëm dhe shkëmbimi i informatave përautoritet që janë të përfshira në MIK
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe organizata ndërkombëtare partnere si: EULEX, ICITAP, EXBS dhe IOM. Kjo punëtori është financuar nga UNHCR.
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?