Shpresat e Sahit Prizrenit për pjesëmarrje në Olimpiadë për herë të tretë, janë bërë realitet, raporton Zëri.
Mundësi shqiptar, ish-medalist i bronztë e siguroi pjesëmarrjen në Olimpiadën e Rios në kualifikimet në zonën e Afrikës dhe Oqeanisë të dielën, duke e nxjerrë biletën për këtë eveniment të rëndësishëm.
“Jam mjaft i lumtur që do të shkoj atje”, ka thënë Prizreni, i cili ia doli ta mposht Jason Afrikaner në gjysmëfinale të kategorisë 65 kilogramë.
“Dhe, shpresoj se hera e tretë do të jetë me fat për mua”, ka shtuar ai, përcjell Zëri.
Pzizreni kishte marrë pjesë në Olimpiadën e Athinës më 2004 dhe në atë të Pekinit më 2008 me Shqipërinë, duke përfunduar në pozitat 17 respektivisht 16.
Mirëpo, veterani 33 vjeç shikon të arrijë suksese më të mëdha në Olimpiadën e kësaj vere, që do të mbahet në muajin gusht.
“Dua ta bëj më të mirën për Australinë dhe për vendin tim”, shton Prizreni.
“Forma ime nuk është prej më të mirave për momentin, por shpresoj të bëjë ushtrime ekstra dhe të kemë edhe disa meçe në Evropë këtë verë, për t’u bërë gati për Rio”, përfundoi ai.
Prizreni ka shkuar në finale të zonës Afrikë e Oqeani dhe do të mundohet të shpallet kampion dhe ta fitojë medaljen e artë atje.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...