Pacolli- Vuçiqit: Deklarata juaj është fyese, arrogante dhe e papranueshme

20:58 | 3 Prill 2016
M. A.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar ardhjen e kryeministrit serb në Kosovë duke thënë se “ Po të kisha pushtet kurrë nuk do t’ju ipej mundësia të diskutoni për gjëra që nuk janë çështje të juaja dhe për diçka që gjendet në territorin e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Pacolli në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka quajtura deklarata e Vuciqit fyese, arrogante dhe të papranueshme duke kërkuar nga ai që t’i shfrytëzoj vizitat për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë./Arbresh.info

Postimi i plotë:

Kryeministrit serb Vuçiç i them se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i civilizuar dhe garanton lëvizje të lirë të njerëzve nga dhe për në Kosovë. Dhe ju, z. Vuçiç keni shrytëzuar këtë të drejtë dhe keni ardhur në Kosovë. Mos harroni, z. Vuçiç se ju keni ardhur pikërisht në Republikën e Kosovës, dhe jo siç thoni ju, e “ashtuquajtur”.

– Ju keni vizituar minoritetin serb në Kosovë. Ju mund ta bëni këtë kur të doni por mos harroni se ju nuk keni të drejtë aspak të përziheni në punët e Kosovës.

– Ju flisni për Trepçën dhe indoktrinoni njerëz, në të njëjtën mënyrë si paraardhësit tuaj, ju po e kuptoni për kë e kam fjalën.

– Ju e dini mirë ku çon gjuha e tillë, z. Vuçiç!

Unë sot nuk kam pushtet në Kosovë, por ju garantoj se po ta kisha atë juve kurrë nuk do t’ju ipej mundësia të dikskutoni për gjëra që nuk janë çeshtje të juaja dhe për diçka që gjendet në territorin e Kosovës.

Unë e njoh mirë situatën katastrofale ekonimike të vendit tuaj dhe do të ishte më mirë sikur ju të merreni me atë çeshtje dhe jo me Trepçen.

Deklarata juaj është fyese, arrogante dhe e papranueshme. Një rekomandim; shfrytëzoni vizitën tuaj, më shumë për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, gjë që do t’i kontribuonte pajtimit të këtyre popujve për çka kanë shumë nevojë e jo të veproni, prapë po e them, si paraardhësi juaj, të hasmoni njerëz.

Ju ende nuk e keni kuptuar se njerëzit tuaj po ashtu janë lodhur nga retorikat pseudo-patriotike e primitive!

Shpërndaje në rrjete sociale