Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se hyrja e kryeministrit serb në Kosovë, Aleksandar Vuçiq është cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përdhosje e dinjitetit shtetëror.
Sipas Ymerit, për këtë është e vetëdijshme edhe Qeveria e Kosovës, por ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e shtetit.
“Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë”, shkruan në Facebook kryetari i VV-së.
Postimi i plotë i Ymerit:
Hyrja e Vuçiqit në Kosovë është cenim i sovranitetit të Republikës sonë (kur ky fare nuk përfillë institucionet e vendit). Ose edhe më keq, është përdhosje e dinjitetit shtetëror, (nëse ky është lejuar të vijë në Kosovë nga regjimi autoritar i Mustafës).
Çfarë deklaron krimineli Vuçiq kur vjen këtu janë shpërfaqje e këtij cenimi e kësaj përdhosjeje. Duke thënë që ‘Ujmanin e ruajtëm’ e që ‘Trepçën nuk do të lejojmë të bëhet e Koso vës’ krimineli-kryeministër i Serbisë në të vërtetë ravijëzon qëllimin e shtetit të cilin udhëheq – pamundësimin e Republikës përmes ‘Zajednicës’ e pamundësimin e zhvillimit përmes uzurpimit të resurseve.
Kjo është luftë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Tash jo duke na vrarë me ushtarë e paramilitarë, siç bënte Vuçiqi, Shesheli, Daçiqi e Millosheviqi gjatë viteve të 90’ta, por duke na e pamundësuar të jetojmë, siç po duan ta bëjnë Vuçiqi e Daçiqi.
Këto i di edhe regjimi. Por ata nuk veprojnë. Si të veprojnë Mustafa e Thaçi ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të dialogut. Ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e Republikës. Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë.
Për regjimin Mustafa-Thaçi Vuçiqi e strukt urat kriminale të tij në Kosovë nuk e rrezikojnë shtetin, por Boiken Abazi e Arbër Zaimi. Këtyre dyve Mustafa e Thaçi ua ndalojnë hyrjen në Kosovë e jo Vuçiqit.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...