Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e javës së ardhshme. Sipas Institutit, vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik, çka do të thotë se edhe në javën e ardhshme do të kemi mot të ngrohtë e me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.
Por, sipas IHMK-së, gjatë vikendit të javës së ardhshme, mund të ketë tendencë të ketë ç’rregullim të përkohshëm të motit dhe ulje të temperaturave maksimale, për shkak të fushave të ulëta barike dhe kushteve për reshje të shiut.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA